RTSH 24 Live

Europë

Von Der Leyen në Kiev

02/02/2023

Von Der Leyen në Kiev

Presidentja e Bashkimit Europian Von der Leyen ka zhvillua këtë të enjte një vizitë në Kiev, ku u takua me anëtarët e qeverisë ukrainase. 

Ajo i suguroi ata për mbështetje të vazhdueshme nëga Bashkimi Europian.

“Është mirë të kthehem në Kiev, për herë të katërt që nga pushtimi rus dhe këtë herë me ekipin tim të komisionerëve ”, shkroi von der Leyen në “Twitter”, duke shtuar: “Ne jemi këtu për të treguar se BE-ja është në anën e Ukrainës”. 

Presidentja shoqërohet nga kreu i diplomacisë europiane Josep Borrell dhe 15 komisionerë të tjerë europianë. Të premten në samitin mes BE-së dhe Ukrainës do të arrijë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Për herë të parë një samit mes BE-së dhe një vendi kandidat do zhvillohet në një zonë lufte.