RTSH 24 Live

Politikë

Von der Leyen: "Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare"

28/09/2021

Von der Leyen: "Brenda vitit të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare"

Presidentja e KE,  Von der Leyen ka deklaruar të martën në Tiranë se synimi i saj është që brenda këtij viti të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare mes BE dhe Shqipërinë. “Ne kemi punuar fort për çeljen e kësaj konference të parë qeveritare dhe ritheksoj se ju i keni bërë detyrat tuaja. Ne do të bëjmë gjithçka që të kërcejmë ato vështirësi e pengesa. Shpresoj që ne të fillojmë me konferencën e parë ndërqeveritare para fundit të 2021. Ky është synimi im”, tha zonja Von der Leyen.
Por lajmi më i mirë i dhënë nga Presidentja e Komisionit Europian ishte se BE do të investojë këtë vit 600 mln euro. "Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të krijuar vende pune dhe për të lidhur rajonin. Po bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, po bashkëpunojmë si partnerë duke identifikuar projektet më të mira, krijuar vende pune. Për Shqipërinë do të punojmë për rehabilitimin e Tiranë-Durrës-Podgoricë dhe Fierzën. Këto dy janë prej projekte, ju i keni propozuar.- tha presidentja e KE-së.