RTSH 24 Live

Letërsi

Vojsava Nelo nderohet me çmimin e parë në festivalin e poezisë në Sarandë

11/11/2020

Vojsava Nelo nderohet me çmimin e parë në festivalin e poezisë në Sarandë

Qyteti i Sarandës mirëpriti këtë vit festivalin e poezisë, ku morën pjesë poetë nga shumë treva shqiptare.

Në përfundim të këtij festivali u nderua me çmimin e parë për poezinë më të mirë poetja Vojsava Nelo.

Kjo nuk është hera e parë që poetja edhe shkrimtarja Nelo fiton çmim sepse veprat e saj te mëparshme janë vlerësuar për stilin e veçantë. Disa nga krijimet e rëndësishme të autores  janë: “Muzgjet e Bostoni”, “Gërsheti i prerë” dhe “Gruaja me të zeza”.

Autorja shprehet se shpesh herë gjen frymëzimin për vargjet dhe shkrimet e saj në qytetin e saj të lindjes, Sarandën.

Poetja Vojsava Nelo po punon së fundmi dhe për një tjetër botim të cilin pret që ta botoj së shpejti. Libri i ri që do botohet së shpejti mbanë tërësisht autorësinë dhe redaktimin e saj. /a.a/