RTSH 24 Live

Aktualitet

Vodhi paratë e një karburanti në Lushnjë, arrestohet 33-vjeçari

8 orë para

Vodhi paratë e një karburanti në Lushnjë, arrestohet 33-vjeçari

Një karburant është vjedhur në orët e para të mëngjesit të së enjtes në qytetin e Lushnjës. Pas ngjarjes policia ka nisur hetimet ku autor u identifikua 33-vjeçari Xh.XH., i cili vodhi një sasi parash dhe një DVR nga karburanti.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 33-vjeçari, në orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2024, ka vjedhur në një karburant në Lushnjë, një shumë parash dhe një DVR, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/