RTSH 24 Live

Kronika

Vodhën qindra-mijëra euro në banesën e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, nënë e bir dalin sot para gjykatës

09/01/2023

Vodhën qindra-mijëra euro në banesën e ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt, nënë e bir dalin sot para gjykatës

Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir do të dalin sot para gjykatës për vjedhjen e shtëpive në të cilat Rozeta punonte si pastruese.

Nënë e bir, dyshohet se kanë vjedhur 4 banesa  të ndryshme, midis tyre edhe atë të zyrtares, Alda Klosi ku morën 120 mijë euro.

Sipas policisë, 49-vjeçarja Rozeta Dobi së bashku me djalin e saj vodhën 120 mijë euro si dhe bizhuteri me vlerë nga shtëpia e ish-shefes së kabinetit të ish-zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj.

Rozeta Dobi, e cila punonte si pastruese në shtëpinë e Klosit kishte arritur të fotokopjonte çelësat dhe në bashkëpunim me djalin e saj vodhën paratë, ndërsa më pas e inskenuan ngjarjen si grabitje.

Pas arrestimit të dy autorëve, policia kreu një tjetër kontroll në banesën e Rozeta Dobit një ditë më parë.  Gjatë kontrollit, në tubin e aspirimit u gjetën mbi 400 mijë euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat tashmë janë sekuestruar nga policia.

Sipas dosjes së policisë, Rozeta Dobi së bashku me të birin kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale.

Ndërkaq, prokuroria ka nisur edhe një hetim ndaj për burimin e parave që ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt Alda Klosi mbante në shtëpi.  Ndërkohë kjo e fundit ka theksuar se këto para i kishte të deklaruara dhe se i kishte mbledhur për kurimin e xhaxhait të saj në SHBA. /rtsh.al/