RTSH 24 Live

Aktualitet

Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, në pranga dy punonjës të Zyrës Postare në Divjakë

05/08/2022

Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, në pranga dy punonjës të Zyrës Postare në Divjakë

Policia e Divjakës ka vënë në pranga 2 punonjës të Zyrës Postare pasi kanë vjedhur lekët e pensionit të qytetarëve duke falsifikuar dokumentet.

Policia bën me dije se në pranga kanë rënë përgjegjësi i Zyrës Postare në Divjakë 25-vjeçari E.Ll, dhe punonjësi i shërbimeve po në këtë zyrë postare, 56-vjeçari G.M. Këta dy persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 270 mijë lekë të reja nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier dhe Sektorin Operacional në DVP Fier. Vodhën lekët e pensioneve të qytetarëve, duke shpërdoruar detyrën dhe duke falsifikuar dokumentet, vihen në pranga 2 punonjës të Zyrës Postare Divjakë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar dhe Sektorin Operacional në DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Post Office”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë, për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, i shtetasve: E. Ll., 25 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë përgjegjës i Zyrës Postare Divjakë; G. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, me detyrë punonjës shërbimesh në Zyrën Postare Divjakë. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke shpërdoruar detyrën, kanë vjedhur 270.000 lekë të rinj nga pensionet mujore të qytetarëve të Divjakës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedural”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/rtsh.al/