RTSH 24 Live

Aktualitet

Vlorë- Shkodër, digjen 3 makina gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, policia nis hetimet

14/05/2022

Vlorë- Shkodër, digjen 3 makina gjatë natës, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme, policia nis hetimet
Foto ilustruese

Gjatë natës së mbrëmshme, janë djegur 3 makina në qytetet Vlorë dhe Shkodër. Në Vlorë, rreth orës 02:00, policia ka marrë njoftimin se një makinë po digjej në lagjen “10 korriku”. Zjarrfikësit, sëbashku me policinë, kanë shkuar në vendngjarje. Eshtë bërë e mundur shuarja e flakëve që kishin përfshirë makinën tip "Fiat 500" me targa bullgare në pronësi të F.J.

Por flakët kanë përfshirë edhe një makinë tjetër, e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip ‘Fiat’. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrëvënie e qëllimshme.

Edhe në Shkodër, gjatë natës, ka marrë flakë makina e një efektivi policie. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit, në lagjen “Tre Heronjtë”.

Sipas policisë, mjeti tip “Mitsubishi” ishte i parkuar pranë banesës së policit. Automjeti është në pronësi 54-vjeçarit S. K. Ende nuk dihet nëse kjo ngjarje është e qëllimshme ose flaka ka rënë aksidentalisht. 

Policia ka nisur hetimet, lidhur me këto dy ngjarje. 

/rtsh.al/