RTSH 24 Live

Aktualitet

Vlorë, policia prangos një 32 vjeçar, ishte shpallur në kërkim për "vrasje me dashje mbetur në tentativë"

08/12/2022

Vlorë, policia prangos një 32 vjeçar, ishte shpallur në kërkim për "vrasje me dashje mbetur në tentativë"

Policia e Vlorës ka arritur të prangosë një 32 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për "vrasje me dashje të mbetur në tentativë".

Arrestimi i tij bë pas disa kontrolleve të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave në kërkim, atyre që qarkullojnë me lëndë narkotike apo me armë zjarri. Sipas policisë, arrestimi i 32- vjeçarit u bë në fshatin Panaja.

“Shtetasi S. Z. dyshohet se më datë 03.03.2021, pas vrasjes së shokut të tij, shtetasit T. Gj., në lagjen “Bashkimi”, Vlorë, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin janë larguar autorët, 2 prej të cilëve, H. J. dhe S. G., janë ndaluar më pas nga Policia. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 15.03.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve luftarake dhe i municionit”.Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftim.

/rtsh.al/