RTSH 24 Live

Aktualitet

Vlorë, policia ndërmerr kontrolle të befasishme

01/04/2023

Vlorë, policia ndërmerr kontrolle të befasishme

Forca e Posaçme Operacionale dhe disa grupe të FNSh-së, kanë ndërmarrë kontrolle në ambiente të ndryshme, të dyshuara të përdorura nga pjesëtarë të grupeve të ndryshme kriminale, njofton poloicia.

Në banesën e pjesëtarit të një grupi kriminal, në lagjen “Pavarësia”, janë sekuestruar 39000 euro të dyshuara të përfituara nga veprimtaria e grupit kriminal, si dhe një armë zjarri pistoletë me fishek në fole, gati për qitje. Pronari i banesës R.Sh. 33 vjeç është shpallur në kërkim.

Ndaj tij rëndojnë veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Kontrollet intensive do të vijojnë në të gjithë qarkun, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/ rtsh.al /