RTSH 24 Live

Kronika

Vlorë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale

23/11/2020

Vlorë, arrestohen në flagrancë 2 shtetas për vepra të ndryshme penale

Shtetasi H. T., 19 vjeç, banues në Vlorë, ka rënë të pranga të policisë pasi gjatë kontrollit personal iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza të vogla.

Gjithashtu Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin S. R., 40 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.