RTSH 24 Live

Sociale

Vlora, një prej destinacioneve të preferuara për turistet vendas dhe të huaj

14/08/2022

Vlora, një prej destinacioneve të preferuara për turistet vendas dhe të huaj

Bregdeti i Vlorës është preferuar këtë vit nga një numër i madh pushues të huaj e vendas.

Pushues të shumtë të ardhur nga të gjitha vendet po shijojnë rrezet e diellit, ujin e pastër dhe qetësinë. E ndërkohë ajo çfarë shikohet në të gjithë hapësirën e detit blu janë vetëm familjarë, fëmijë dhe të rritur të cilët lahen. 

Pushuesit shprehen mjaft të kënaqur nga turizmi në Vlorë, çmimet akomoduese dhe ushqimi duke theksuar se do të rikthehen sërish vitin tjetër.

Vlora padyshim mbetet një prej destinacioneve të preferuara për turistet vendas dhe të huaj. Zgjedhja e disa prej njësive akomoduese është që të ofrojnë gjithçka që duan pushuesit por mbi të gjitha argëtim duke përfshirë këtu muzikë të zgjedhur dhe këngë arbëreshe.

/rtsh/