RTSH 24 Live

Sociale

Vlerësohet përfshirja e grave në qeverisje, eksperti Alfaragi: Më shumë vëmendje për komunitetet rurale !

24/11/2022

Vlerësohet përfshirja e grave në qeverisje, eksperti Alfaragi: Më shumë vëmendje për komunitetet rurale !

Përpjekjet e Shqipërisë për përfshirjen e grave në qeverisje meritojnë të njihen, por vendi mund të bëjë më shumë për të nxitur pjesëmarrjen e personave me paaftësi dhe të komuniteteve rurale në zhvillimin politik, ekonomik dhe shoqëror.

Ishin këto konstatimet e ekspertit të Kombeve të Bashkuara, Saad Alfarargi gjatë vizitës së tij 10 ditore në Shqipëri.

Raportuesi i Posaçëm për të Drejtën e Zhvillimit, lavdëroi përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të siguruar pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe në organet vendimmarrëse, përfshirë qeverisjen qendrore dhe shërbimin civil.

“Shqipëria ka bërë një përparim mbresëlënës në rritjen e rolit të grave në organet vendimmarrëse si dhe po punon për të arritur një shkallë me të lartë përfaqësimi të grave në nivelet drejtuese në sektorin e biznesit” tha zoti Alfarargi.

Raportuesi i Posaçëm shprehu kënaqësinë kur mësoi nga organizatat e shoqërisë civile se ishin përfshirë në diskutime që kontribuojnë në hartimin e politikave dhe ligjeve për zhvillimin e vendit. 

Alfarargi vuri theksin tek sfidat e mbetura lidhur me përfshirjen e personave me paaftësi në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor, si dhe shprehu nevojën për një përfaqësim më të mirë të këtyre komuniteteve.

 

/ rtsh.al /