RTSH 24 Live

Kosova

Vjosa Osmani takon ish-presidentin amerikan Bill Clinton

23/09/2021

Vjosa Osmani takon ish-presidentin amerikan Bill Clinton

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton gjatë qëndrimit të saj në SHBA. Zonja Osmani me anë të një postimi në Twitter ka theksuar se Kosova është e bekuar me miqtë e saj. 

“Është pak të thuhet se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe më besnikë. President, faleminderit për gjithçka që keni bërë për njerëzit tanë”, shkroi Osmani.

Ish-presidentit të SHBA , Bill Clinton për ndihmën dhe kontributin e tij në Kosovë i ishte dhënë Urdhri i Lirisë së Kosovës nga ish-presidenti Hashim Thaçi, në 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Me urdhër të Clintonit, NATO nisi fushatën 78-ditore të sulmeve ajrore kundër Serbisë në vitin 1999 në një përpjekje për ta detyruar presidentin e atëhershëm serb, Slobodan Milloshevi135 të pranonte kushtet e një marrëveshjeje për t’i dhënë fund fushatës së tij ushtarake kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.