RTSH 24 Live

Kosova

Vjosa Osmani betohet si presidente e Republikës se Kosovës

04/04/2021

Vjosa Osmani betohet si presidente e Republikës se Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë betimin e saj si presidente e re e vendit.

Osmani tha se betohet që tërë fuqinë e saj do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial.

“ Betohem se tërë fuqinë time do t’ia kushtojë ruajtjes së pavarësisë dhe integritetit territorial Kosovës.Sigurimit të lirive e njerëzore të qytetarëve, respektimit dhe mbrojtjes së Kushtetutës dhe Ligjeve. Ruajtjes së paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve e me ndërgjegje e përgjegjësi do ti kryejë të gjitha detyrimet e mia. Betohem !”