RTSH 24 Live

Aktualitet

Vjeshta nis me mot të paqëndrueshëm, e premtja reshje shiu dhe stuhi

01/09/2022

Vjeshta nis me mot të paqëndrueshëm, e premtja reshje shiu dhe stuhi
Meteorologe: Rezarta Xhakollari

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga qarkullimi i masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të kushtëzojnë mot me vranësira dhe reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulëta. 

E Enjte, data 01 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime në pjesën perëndimore në mëngjes,  në mesditë vranësirat do të marrin zhvillim duke u pasuar nga reshje shiu dhe stuhi në zonat malore pjesërisht në zonën e ulët. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      14/28°C
Zona e ulët         15/34°C
Zona bregdetare  18/33°C

Kosova, e Enjte data 01 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare ,reshje shiu dhe stuhi. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 8 m/sek. Temperaturat do të luhaten në ekstremet e tyre 18°C në mëngjes ndërsa në mesditë do të jenë me rritje 28°C -30°C .

E Premte, data 02 Shtator 2022

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura shtresore të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi me aktivitet kryesor në zonën Veriperëndimore. Era do të jetë e vrullshme me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4-5 me lartësi vale 0,5 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale: 

Zona malore      15/23°C
Zona e ulët         16/28°C
Zona bregdetare  20/28°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari