RTSH 24 Live

Aktualitet

Vjedhje e energjisë elektrike, Policia evidenton 21 raste dhe arreston në flagrancë 20 shtetas

16/10/2021

Vjedhje e energjisë elektrike, Policia evidenton 21 raste dhe arreston në flagrancë 20 shtetas

Policia e Shtetit njofton se për arsye se kishin bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike ose kishin ndërhyrë në matësit elektrikë në banesat e tyre, me qëllim për të vjedhur energjinë elektrike, ka arrestuar në flagrancë 10 shtetas, në Tiranë, Fier, Lezhë, Dibër e Shkodër, procedohen penalisht 10 shtetas të tjerë në Lezhë e Durrës, si dhe shpallet në kërkim 1 shtetas tjetër në Tiranë.

 

Gjithashtu si[pas informacionit shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë arrestuar në flagrancë shtetasit E. V., banues në Visokë dhe K. Z., banues në Dukas ndërsa nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë është arrestuar në flagrancë shtetasi I. L., banues në Gjoricë.

Policia bën me dije se shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin V. P., banues në fshatin Shqir, Shkodër si dhe nga shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Durrës u proceduan penalisht shtetasit R. D., banuese në Durrës dhe A. B., banues në Fllakë, Durrës.

Strukturat e Policisë njoftojnë se do të vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë në cilëndo fushë që ajo shfaqet.