RTSH 24 Live

Politikë

Vizita/ Presidenti Begaj takon kryeparlamentarin Konjufca: Shqipëri- Kosovë, marrdhënie të shkëlqyera

15/08/2022

Vizita/ Presidenti Begaj takon kryeparlamentarin Konjufca: Shqipëri- Kosovë, marrdhënie të shkëlqyera

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në kuadër të vizitës 2 ditore që po zhvillon në Kosovë, ka pasur një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Në qendër të këtij takimi kanë qenë zhvillimet aktuale politike, agresionin rus në Ukrainë, si dhe thellimi i bashkëpunimit dhe shtimi i intensitetit të aktiviteteve ndërinstitucionale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Presidenti Begaj ka falenderuar kryetarin e Kuvendit për pritjen, si dhe ka konfirmuar mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën, për proceset e anëtarësimit të saj në BE, në NATO, si dhe në organizatat ndërkombëtare. Kryetari Konjufca dhe presidenti Begaj i kanë vlerësuar si të shkëlqyera marrdhëniet midis Kosovës dhe Shqipërisë.

/rtsh.al/