RTSH 24 Live

Botë

Vizita në Tajvan/ Kina sanksionon Nancy Pelos dhe familjarët e saj

05/08/2022

Vizita në Tajvan/ Kina sanksionon Nancy Pelos dhe familjarët e saj

Kina ka vendosur sanksione ndaj Kryetares së Dhomës në SHBA, Nancy Pelos pas vizitës që kjo e fundit zhvilloi në Tajvan.

Sipas The Guardian, qeveria kineze ka njoftuar sanksione kundër Pelos dhe të afërmve të saj si kundërpërgjigje e veprimeve provokuese, duke vizituar Tajvanin. Por Kina ende nuk i ka specifikuar sanksionet në publik.

Pelos këmbënguli të shkonte në Tajvan duke mos marrë parasysh shqetësimet serioze dhe kundërshtimin e vendosur të Kinës, duke ndërhyrë sipas Kinës, në punët e brendshme duke cenuar seriozisht sovranitetin dhe integritetin territorial.

/rtsh.al/