RTSH 24 Live

Rajon

Vizita në Kiev, kryeministri Kovaçevski nuk e pranon ftesën e Abazoviç

13/06/2022

Vizita në Kiev, kryeministri Kovaçevski nuk e pranon ftesën e Abazoviç

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski nuk e ka pranuar ftesën e kryeministri të Malit të Zi, Dritan Abazoviç për të udhëtuar drejt Kievit. Kabineti i Kovaçevskit ka bërë me dije se axhenda e kryeministrit për momentin është e ngarkuar dhe një vizitë e tillë në Ukrainë është planifikuar për të ardhmen.

“Ftesa për një vizitë për të cilën po pyesni dhe e cila është iniciuar nga presidenti ukrainas Zelenski i referohet një periudhe jashtëzakonisht intensive në axhendën e kryeministrit dhe për shkak të pamundësisë për ta ndryshuar atë, për fat të keq nuk mundëm të përgjigjemi pozitivisht. Mbështetja jonë për Ukrainën dhe popullin trim ukrainas është e qartë dhe e pa rezervë. Ju jemi mirënjohës për ftesën për një vizitë e cila besojmë se do të realizohet së shpejti”, kanë thënë nga qeveria për TV21.

Ndërkohë Vijesti, raportonte se Kryeministri Edi Rama e ka pranuar idenë e Abazaviç për të vizituar Ukrainën ndërsa pritet që të bien dakord për datën.

/rtsh.al/