RTSH 24 Live

Sociale

Viti i shkollor, Kushi: Respektim i protokolleve antikovid

20/09/2021

Viti i shkollor, Kushi: Respektim i protokolleve antikovid

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi zhvilloi sot një takim me drejtuesit e zyrave vendore të arsimit parauniversitar mbi masat e marra për vitin e ri shkollor 2021-2022. Në fokus kryesor të takimit ishte respektimi i protokolleve sipas “Udhëzuesit mbi masat ndaj COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare”, të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Kushi theksoi se, në respekt rigoroz të ruajtjes së distancës, në shkollat apo klasat ku është e nevojshme, do të aplikohet përsëri mësimi me turne. Ministrja Kushi nënvizoi se puna vijon që çdo gjë të jetë gati më 27 shtator.