RTSH 24 Live

Aktualitet

Viti i ri shkollor, kryeministri Rama uron nxënësit

27/09/2021

Viti i ri shkollor, kryeministri Rama uron nxënësit

Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë nxënësit dhe mësuesit për fillimin e vitit të ri shkollor. Në një postim në rrjete sociale, shoqëruar dhe me video nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, kryeministri Rama uron shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për fëmijët. MIRËMËNGJES dhe me zilën e parë që bie për disa nga shkollat e reja të rindërtuara pas tërmetit, uroj përzemërsisht çdo nxënës që nis sot vitin e ri shkollor, shumë suksese e mbarësi në këtë rrugëtim të bukur dijeje për të ardhmen" uron kryeministri.