RTSH 24 Live

Kuriozitete

Viti i Ri Hënor ndriçon Azinë, "Viti i Lepurit" festohet në të gjitha kryeqytetet e kontinentit

22/01/2023

Viti i Ri Hënor ndriçon Azinë, "Viti i Lepurit" festohet në të gjitha kryeqytetet e kontinentit

Viti i Ri Hënor po ndriçon të gjithë Azinë ndërsa Viti i Lepurit fillon me fishekzjarre dhe festime në kryeqytetet anembanë kontinentit.

Duke filluar nga e diela, më 22 janar, Viti i Ri Hënor Kinez sinjalizon fillimin e Vitit të Lepurit, shenja e katërt në zodiakun me 12 kafshë. Duke zgjatur deri më 9 shkurt 2024, këtë vit do të festohet viti i lepurit i cili simbolizon shkathtësinë, kujdesin dhe natyrën e tij konkurruese në kulturën kineze.

Festivali nuk festohet vetëm në Kinën kontinentale, por edhe në vende të tjera si Tajvan,Hong Kong, Vietnam, Singapor, Indonezi , Malajzi dhe Kore.

Viti i Lepurit pritet të sinjalizojë fat të mirë për ata që kanë lindur në vitet 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011 dhe 2023. Në Kinë, njerëzit veshin veshje të kuqe, blejnë fenerë të kuq madje përgatisin simite të kuqe për ti ngrënë gjatë darkave familjare.

Ngjyrat luajnë një rol të rëndësishëm në kulturën kineze pasi ato përfaqësojnë cilësi dhe ide të shumta që u formuan mijëra vjet më parë.  E kuqja njihet si ngjyra e fatit të Kinës, që besohet se tremb shpirtrat e fatit të keq.

/rtsh.al/