RTSH 24 Live

Letërsi

Viti 2023, viti i Petro Markos

22/02/2023

Viti 2023, viti i Petro Markos

Viti 2023 do të jetë viti i publicistit, gazetarit, shkrimtarit, luftëtarit intenacionalist, intelektualit disident Petro Marko. 

Këtë lajm e kanë dhënë drejtuesit e Bibliotekës Kombëtare dhe QKLL në prani edhe të familjarëve dhe miqve të tij.

Numërohen mbi 50 organe shtypi ku Petro Marko ka shkruar.Janë me qindra poezi, tregime, fragmente romanesh, shkrime publicistike, përkthime të autorëve hispanikë si Rafael Alberto, Federiko Garsia Lorka. 

Si shkrimtar përmenden romanet e suksesshme si Hasta la vista, Nata e Ustikës, Shpella e Pirateve. 

Gjatë vitit të Petro Markos, mes shumë aktiviteteve mbi veprën e tij, do të jetë edhe botimi në italisht i romanit "Qyteti i fundit".

 

/ rtsh.al /