RTSH 24 Live

Ekonomi

Viti 2022 shënoi rritje të numrit të turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri, por edhe të shqiptarëve që dolën nga vendi

26/01/2023

Viti 2022 shënoi rritje të numrit të turistëve dhe vizitorëve në Shqipëri, por edhe të shqiptarëve që dolën nga vendi

Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2022, ka pësuar një rritje të konsiderueshme, por nga ana tjetër edhe nurmi i shtetasve shqiptarë, të cilët kanë lëvizur nga vendi në drejtim të vendeve të huaja ka pësuar rritje.

INSTAT bëri të ditur se numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2022 është 7.543.817, duke u rritur me 32,6 %, në krahasim me vitin 2021.

Ndërsa numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2022 është 5.882.007 duke u rritur 40,4 %, krahasuar me vitin e mëparshëm

Hyrjet e shtetasve

Hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Dhjetor 2022, ishin 965,495 shtetas. Ky tregues rezulton me një rritje 44,7 %, krahasuar me Dhjetor 2021.

Në Dhjetor 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 391.565. Ky numër është rritur me 46,4 %, krahasuar me Dhjetor 2021.

Në Dhjetor 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 74,2 % dhe Mali i Zi me 70,0 %, krahasuar me Dhjetor 2021.

Gjatë vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3,6 herë dhe Anglia me 85,9 %, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.

Daljet e shtetasve

Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2022, janë 1.070.394 shtetas, duke shënuar një rritje me 71,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Dhjetor 2022 janë 634.998. Krahasuar me Dhjetor 2021, ky numër është rritur me 85,2 %.

Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Dhjetor 2022, janë 435.396. Krahasuar me Dhjetor 2021, ky numër është rritur me 55,5 %.

Në Dhjetor 2022, numri i shtetasve të huaj të hyrë në territorin e Shqipërisë për qëllime “Personale” është 383.136, duke u rritur me 48,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Gjatë vitit 2022, hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, sipas mënyrës së udhëtimit, paraqiten: Numri i shtetasve që kanë hyrë nga pikat ajrore është rritur me 71,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Nga pikat detare është rritur me 42,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 27,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i shtetasve që kanë dalë:

Nga pikat ajrore është rritur me 75,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Nga pikat detare është rritur me 55,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë;

Nga pikat kufitare tokësore është rritur me 31,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Metodologjia

Qëllimi i publikimit të hyrjeve dhe daljeve të shtetasve shqiptarë dhe të huaj sipas mënyrës së udhëtimit (me det, ajër, tokë dhe pikave kufitare) është matja e disa treguesëve statistikorë që lidhen me turizmin.

Hyrjet përfshijnë të gjitha hyrjet e personave në pikat kufitare (me ajër, det dhe tokë). Hyrjet janë një koncept që i referohet të gjitha mbërritjeve. Një person që viziton disa vende njëkohësisht gjatë një viti llogaritet çdo herë si një hyrje e re.

Daljet përfshijnë të gjitha daljet e personave nga pikat kufitare (me ajër, det dhe tokë). Daljet masin fluksin e shtetasve që lënë vendin e referencës. Një person që lë vendin e referencës disa herë gjatë një viti llogaritet çdo herë si një dalje e re.

Vizitor për qëllime të statistikave të turizmit, termi “vizitor” nënkupton “një person që udhëton në një vend të ndryshëm nga vendi ku ai banon, për një periudhë më pak se 12 muaj dhe qëllimi kryesor i këtij udhëtimi në vendin e vizituar nuk është ai i një veprimtarie fitimprurëse.

Qëllimi i udhëtimit të vizitorëve dhe turistëve përfshin vizita për qëllime personale të cilat grupohen në:

  1. Pushime, vizitë tek të afërm etj.;
  2. Trajtime shëndetësore
  3. Qëllime fetare;
  4. Udhëtarë tranzit.

Kategoria e biznesit që përfshin të gjitha bizneset dhe aktivitetet profesionale jashtë ambjentit të zakonshëm.

Burimi i të dhënave

Të dhënat janë administrative dhe sigurohen nga Ministria e Punëve të Brendshme (Policia e Shtetit, Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit). Të dhënat janë paraprake dhe subjekt rishikimi të vazhdueshëm.

Në momentet e hyrjeve të shtetasve në kufi, nuk regjistron shtetasit në hyrje. Procedurat lehtësuese që aplikohen për banorët e zonave kufitare, të cilët kalojnë kufirin për arsye të aktivitetit të tyre tregtarë, kur kalojnë disa herë brenda ditës, nuk regjistrohen në hyrje.

Dy-shtetësia që zotërojnë një pjesë e mirë e shqiptarëve, të cilët në momentin e kalimit të kufirit mund të deklarojnë shtetësi të ndryshme në dalje nga ajo në hyrje, etj.

TABELAT

/rtsh.al/a.meta/