RTSH 24 Live

Sociale

Virozat e stinës prekin fëmijët, mbi 100 vizita pediatrike në ditë në Lushnje

16/05/2022

Virozat e stinës prekin fëmijët, mbi 100 vizita pediatrike në ditë në Lushnje

Mbi 100 vizita pediatrike kryhen brenda një dite në Lushnje, ku virozat stinore zënë përqindjen më të madhe. Gjithashtu nuk mungojnë edhe rastet e fëmijëve të prekur nga Covid -19, ndonëse simptomat janë të lehta dhe shpeshherë ngatërrohet me gripin.

Shqetësimet e fëmijëve janë të ndryshme dhe nënat pohojnë se pasi u japin ndihmën e parë në shtëpi i drejtohen mjekut kur temperatura tek ta është e vazhdueshme.

Prekja e aparatit tretës tek fëmijët është një nga simptomat më të shpeshta. Sipas mjekes pediatre, Albana Haxhiu, krahas temperaturës dhe kollës fëmijët shfaqin shenja anoreksie.

Paraqitja pa kriter tek mjeku specialist po shton jo vetëm numrin e vizita, por edhe marrjen e infeksioneve të tjera.

Deri tani nuk ka pasur raste të rënda të sëmundjeve stinore apo koronavirusit tek fëmijët nga 1 deri në 15 vjeç  por pritet që ditët në vazhdim virozat stinore të shtohen.

/rtsh/