RTSH 24 Live

Aktualitet

Vijon të qëndrojë i mbyllur kufiri Shqipëri- Greqi

22/02/2021

Vijon të qëndrojë i mbyllur kufiri Shqipëri- Greqi

Shtyhet për të disatën herë hapja e kufirit më shtetin Grek. Pika e kalimit kufitar të Kapshticës  do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në 8 Mars. Kjo bëhet e ditur nga pala greke e cila për shkak të ritjes së  numrit të të prekurve më covid-19 ka marrë këto masa. Ndërkohë vijojnë të jenë të njëjta masat e marra që prej muajit dhjetor ku sipas të cilave ndalohet dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nga kjo pikë kalimi ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë është e lejuar nga ora 6:00 deri në orën 22:00 vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë si kamionët e mallrave. Vijon të mbetet i ulët numrit i personave të cilët hyjnë në territorin Shqiptar nga pika e kalimit të Kapshticës, ku gjatë 24 orëvë të fundit sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit bëhet e ditur se kanë hyrë drejt Shqipërisë 173 shtetas të huaj dhe shqiptarë si dhe 82 mjete. Nga ana tjetër në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës edhe 24 orët e fundit fluksi i hyrje daljeve ka vijuar të jetë i lartë. Në 24 orët e fundit kanë hyrë 1882 shtetas dhe kanë dale 1794 shtetas.