RTSH 24 Live

Ekonomi

Vijon regjistrimi i tokave bujqësore, në Gjoricë u regjistruan 1600 pasuri në emër të pronarëve

25/09/2022

Vijon regjistrimi i tokave bujqësore, në Gjoricë u regjistruan 1600 pasuri në emër të pronarëve

Bulqiza ishte stacioni i radhës ku, në zonën kadastrale 1764 që mbulon fshatin Gjoricë, Agjensia Shtetërore e Kadastrës përfundoi regjistrimin fillestar dhe filloi dorëzimin e certifikatave të pronësisë së tokave bujqësore dhe banesave.

U regjistruan 1600 pasuri në emër të pronarëve ku disa prej certifikatave i shpërndau kreu i Kadastrës Artan Lame. 

Procesit të certifikimit ju nënshtruan rreth 1100 parcela bujqësore, si edhe rreth 500 objekte, banesa, magazina, etj.

E gjithë kjo zonë punohet intensivisht dhe jep prodhime bujqësore të bollshme. Është pikërisht ky fakt që shpjegon që, megjithëse bëhet fjalë për një zonë të thellë, interesi i fermerëve për procesin e certifikimit të tokës të ishte i madh.

Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla u shpreh se do te vendoset ne dispozicion te qytetareve një punonjës i bashkisë që do ju vijë në ndihmë e për të aplikuar dhe për të dhënë suport për çfarë nevojë kanë ata kundrejt institucioneve të tjera dhe bashkisë.

Regjistrimi i tokëve bujqësore në Gjoricë të Poshtme ka nisur që nga muaji maj i këtij viti.

/rtsh/