RTSH 24 Live

Botë

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza

15/05/2021

Vijojnë sulmet izraelite në Gaza

Sulmet izraelite në Rripin e bllokuar të Gazës vranë 16 palestinezë të tjerë të shtunën herët, duke e çuar numrin e të vdekurve në 144, sipas Ministrisë së Shëndetësisë të Gaza.
Një familje prej 6 anëtarësh, ku 4 anëtarë ishin fëmijë të moshës nën 6 vjeç u shuan. Ndërsa nga sulmi ajror mbi një kamp refugjatësh humbën jetën 10 perona, ku edhe aty 8 prej tyre ishin fëmijë shkruan Al Jassera. Izraeli dërgoi një natë më parë 7 mijë ushtarë, tanke dhe armatime për të sulmuar palestinezët e Hamas që ndodhen në Gaza.  Ndërkohë në një intervistë për televizionin e Hamasit “Al-Aksa”, zëvendëskryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Salih Al-Aruri foli lajmet mbi operacionin tokësor të Izraelit në Gaza, duke thënë se forcat e rezistencës janë të fuqishme aq sa të habisin pushtuesin dhe  se disponojnë armë më të fuqishme nga ato që Hamasi ka përdorur më pare - tha ai.  Forcat izraelite kryen gati 30 sulme ajrore midis të premtes në mbrëmje dhe të shtunës në mëngjes duke marrë në shënjestër veriun e Gazës. Nga sulmet e Hamasit me raketa mbi Izrael mbetën të plagosur 19 persona.  Njerëzit u lënduan lehtë ndërsa vraponin të strehoheshin në vende të sigurta, ndërsa ishin të tronditur, raportojnë mediat izraelite.  Në Izrael nga sulmet e Hamas me raketa raportohet për 8 viktima. Nga përplasjet që kanë nisur që prej të hënës bilanci në Palestinë është 133 viktima, mes tyre 37 fëmijë, e 22 gra, ndërsa numri i të plagosurve tejkalon 950 që nga e hëna, u tha një deklaratë nga ministria e shëndetësisë atje. Për Izraelin, viktimat janë trupa militante që kanë sulmuar Izraelin me raketa. Lufta nisi pas tensioneve për pronat e palestinezëve në Jeruzalemin lindor dhe urdhërit të autoriteteve për ti dëbuar.