RTSH 24 Live

Aktualitet

Vijnë 100 mijë vaksina kineze në Shqipëri, Rama: Erdhën me vonesë prej çmendurisë së kontrollorëve

08/04/2021

Vijnë 100 mijë vaksina kineze në Shqipëri, Rama: Erdhën me vonesë prej çmendurisë së kontrollorëve

Kanë mbërritur pasditen e sotme në aeroportin e Rinasit ngarkesa me 100 mijë vaksina kineze. Kryeministri Edi Rama, ka lajmëruar se vaksinat erdhën një ditë me vonesë për shkak të çmendurisë së kontrollorëve të Albcontrol që braktisën punën për shkak të uljes së pagës së tyre.

Më të vendosur se kurrë për të vazhduar me ritme të larta vaksinimin masiv dhe për të garantuar një sezon turistik të lehtësuar e me të ardhura të larta për Shqipërinë," shkruan Rama.