RTSH 24 Live

Teknologji

Vihen në lëvizje mini robotët për inspektimin e tubacioneve

28/05/2022

Vihen në lëvizje mini robotët për inspektimin e tubacioneve

Shkencëtarët kinezë kanë zhvilluar një robot të vogël që mund të lëvizë si një krimb toke në tuba me diametër më të vogël se një centimetër.
Sipas studimit, të publikuar në revistën “Science Robotics”, roboti, i cili peshon 2.2 gramë dhe është 47 milimetra i gjatë, fuqizohet nga një kabllo elektrike dhe mund të përdoret për të inspektuar tubacionet komplekse dhe të ngushta brenda motorëve të avionëve ose makinerive të rafineritë e naftës, raporton “Xinhua”.
Eksperimentet treguan se roboti është në gjendje të lëvizë një gjatësi të barabartë me trupin e tij në sekondë, si horizontalisht ashtu edhe vertikalisht, falë tkurrjes së muskujve artificialë.
Përveç kësaj, sipas studimit, pajisja është e aftë të lëvizë në tuba me gjeometri të ndryshme, si ato në formë L-je apo spirale, me diametër të ndryshëm, si dhe në tuba që përmbajnë ajër ose vaj.
Studiuesit përdorën magnet për të bashkuar pjesët modulare të robotit, në mënyrë që ai të mund të përshtatej lehtësisht me formën e një tubi.