RTSH 24 Live

Kronika

Vidhnin vilat te liqeni i thatë, prangosen 5 persona

13/04/2021

Vidhnin vilat te liqeni i thatë, prangosen 5 persona

Policia e kryeqytetit vuri në pranga 5 persona, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin vjedhjen e vilave në Tiranë, kryesisht në zonën e Liqenit të Thatë.

Sipas uniformave blu, në pranga ranë: Dorjan Lamani (Qirjazi), 38-vjeç, Klodian Çypi, 34-vjeç, Halil Topalli, 29-vjeç, Redian Begaj, 32-vjeç dhe Dajvid Dosti, 21-vjeç.

Ky grup, sipas policisë,  dyshohet të ketë kryer veprimtari kriminale edhe në disa vende të BE-së ndërsa në momentin e arrestimit atyre u janë gjetur armë zjarri, vlera monetare, bizhuteri, radio marrëse-dhënëse si ato të Policisë, telefona celular dhe prova të tjera materiale.

Ata vidhnin sende me vlerë në vilat e pikasura dhe më pas i shishnin në treg të zi.

Atyre iu gjetën: rreth 18 mijë euro, 2 radio marrëse-dhënëse si ato që përdor Policia e Shtetit, Bizhuteri të ndryshme floriri, si unaza, vëthë, ora dore, varëse, medialionë etj,

Prokuroria dhe policia vijojnë punën për dokumentimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të tjera në të cilat mund të jenë të përfshirë si grup kriminal.