RTSH 24 Live

Teknologji

Vidhen të dhënat e miliona “Influencer-ëve” të Instagram-it

22/11/2020

Vidhen të dhënat e miliona “Influencer-ëve” të Instagram-it

Nuk kanë të mbaruar problemet për Facebook dhe kompanitë e tjera të saj. Kësaj radhe janë përdoruesit e Instagram që kanë një problem serioz. Të dhënat e tyre personale si adresa, foto dhe numra telefoni janë bërë publike  

Zbulimi është bërë nga TechCrunch që ka gjetur një databazë të kompanisë indiane Chtrbox me qendër në Mumbai. Aktiviteti i kompanisë janë pikërisht rrjetet sociale. Për momentin databaza nuk është më publike dhe kompania nuk i përgjigjet telefonatave. Edhe Facebook deri në këtë moment nuk ka lëshuar asnjë deklaratë. Kurse personazhet e famshme të cilëve i janë zbuluar të dhënat thonë që nuk kanë asnjë lloj kontakti me kompaninë indiane. Sidoqoftë ata konfirmojnë se të dhënat e zbuluara janë të sakta.

Personazhet publike thonë që nuk kanë dëgjuar ndonjëherë për kompaninë indiane, por sidoqoftë dihet se ajo kompani menaxhonte të dhënat e tyre. Kjo ndoshta për faktin se kontrata e pagesës dhe e reklamave mund të jetë e nënshkruar me Facebook ose Instagram dhe menaxhimi i biznezit bëhet në Indi.

Megjithëse në këtë moment baza e të dhënave nuk është më publike nuk dihet se për sa kohë ajo ka qenë e tillë. Nuk është çudi që të bëhet publike nga persona të tjerë që nuk kanë folur akoma.