RTSH 24 Live

Kulturë

VIDEO/ “Sanremo”, Ermal Meta rrëmben sërish zemrat e italianëve

04/03/2021

VIDEO/ “Sanremo”, Ermal Meta rrëmben sërish zemrat e italianëve

Mbrëmjen e djeshme është ngjitur në skenën e Festivalit të “Sanremo”-s, Ermal Meta. Pas fitores me këngën “Non mi avete fatto niente” në vitin 2018, në bashkëpunim me Fabirzio Moro, këngëtari i njohur me origjinë shqiptare shkëlqeu sërish në skenën e madhe të Ariston.

Kënga e Ermalit i bëri për vete të gjithë pasi solli poezinë e dashurisë së vërtetë në “Sanremo”, shkruajnë mediat italiane. “Un millione di cose da dirti” është cilësuar si një nga tekstet më poetike të këtij edicioni të “Sanremos”. Ndërkohë që këngëtari ka marrë vlerësime të larta edhe nga kritika.

“Pa emër unë, pa emër ti. Dhe flasim derisa të mos na duhet më një emër. Pa nxitim unë, pa nxitim ti. Butësisht prekim njëri-tjetrin për tu kuptuar më shumë”, shprehte Ermal Meta në këngën e tij.

Këngëtari i njohur ka zbuluar më herë se këtë këngë ka tre vite që e mban në sirtar, pasi ishte duke pritur momentin e duhur që ta sillte në festivalin italian.