RTSH 24 Live

Kosova

VIDEO/ Marrëveshja për targat me Serbinë, PSD gjuan me qershi Albin Kurtin

24/11/2022

VIDEO/ Marrëveshja për targat me Serbinë, PSD gjuan me qershi Albin Kurtin

Marrëveshja me targat me Serbinë e arritur një ditë më parë në Bruksel nuk është pritur mirë nga të gjithë. Partia Socialdemokrate në kundërshtim të marrëveshjes, që sipas të cilëve dëmton Kosovën, ka gjuajtur me qershi kryeministrin Kurti, i cili po dilte nga godina qeveritare.

Teksa e quajnë me qershi dhe e quajnë “rrens”, në mbrojte të Kurtit ndërhynë bodyguard-ët e tij. Kryetari i PSD, Dardan Molliqaj tha se ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin

“Sapo ia kthyem Kurtit qershitë e tij. Ato janë vetëm për të. Pasojat le t’i merr për vete. Kryeministër i skutave. Provoi t’i shpëtonte ballafaqimit me temën e Asociacionit, por nuk ju shpëtoi dot qershive. Ky është vetëm fillimi i organizimit e mobilizimit kundër dialogut që ka si nënshtrat Asociacionin. Segregimi etnik është i pajetueshëm dhe i papranueshëm”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.

Një ditë më parë përfaqësuesi i Lartë i BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell, ka bërë të ditur se kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë kanë rënë dakord për targat, për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

/rtsh.al/