RTSH 24 Live

Sociale

Vështirësia për të siguruar dru zjarri, Kumbaro nga Korça: Bashkitë të ndihmojnë njëra-tjetrën

18/11/2022

Vështirësia për të siguruar dru zjarri, Kumbaro nga Korça: Bashkitë të ndihmojnë njëra-tjetrën

Bashkitë që kanë më shumë gjendje drusore për ngrohje, duhet t’i vijnë në ndihmë bashkive të tjera që nuk e kanë një gjë të tillë. Kështu është shprehur Ministrja Mirela Kumbaro nga Korça. Ajo theksoi se  në planet e Ministrisë është bashkëpunimi me bashkitë për arritjen e plotësimit të nevojave për lëndë drusore.

Nga ana tjetër Kumbaro përjashtoi  mundësinë e importimit nga jashtë Shqipërisë, të kësaj nevoje, teksa ka drejtuar gishtin dhe tek bashkitë për keqmenaxhim.

Sipërfaqet pyjore që janë në pronësi të bashkisë Korçë, nuk plotësojnë kërkesat e banorëve për dru zjarri. Sipërfaqet pyjore të cilat mund të shfrytëzohen brenda territorit të bashkisë, plotësohet rreth 10 deri 15% e nevojave të banorëve të qytetit dhe fshatrave. Kjo ka sjellë edhe një çmim më të lartë që shkon deri në 85 mijë lek për metër sterë.

/RTSH/