RTSH 24 Live

Aktualitet

Vendimi i qeverisë së Kosovës: 1500 euro atyre që kanë humbur familjarët nga COVID-19

28/09/2021

Vendimi i qeverisë së Kosovës: 1500 euro atyre që kanë humbur familjarët nga COVID-19

Qeveria e Kosovës ka vendosur që të mbështesë familjet që kanë humbur të afërmit si pasojë e Covid-19. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka nënshkruar vendimin që, secilës familje që ka humbur familjarin si pasojë e infektimit me COVID-19 do t’i ofrohet mbështetje financiare në vlerë prej 1,500 Euro.

“Sidoqoftë, duke konsideruar që stafi mjekësor në sektorin publik ka bartur barrën kryesore në ruajtjen e shëndetit publik, dhe gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kanë qenë drejtpërdrejtë të rrezikuar nga virusi COVID-19, familjet e tyre do të kenë një mbështetje të veçantë,”- thuhet në njoftim.

Mediat e Kosovës, bëjnë me dije se Aplikimi do të bëhet në mënyrë elektronike, në  https://masa3-1.rks-gov.net, dhe  do të jetë i hapur deri më datë 30 Nëntor 2021.