RTSH 24 Live

Rajon

Vendimi, Greqia subvencionon deri në 600 euro faturat e energjisë të lëshuara nga dhjetori 2021-maj 2022

17/06/2022

Vendimi, Greqia subvencionon deri në 600 euro faturat e energjisë të lëshuara nga dhjetori 2021-maj 2022

Greqia ka hapur platformën për rimbursimin e abonentëve të energjisë elektrike deri në 600 euro për faturat e lëshuara nga 1 dhjetorit 2021-31 maj 2022. Sipas protothema.gr, do rimbursohen ato familje me të ardhura vjetore neto deri në 45,000 euro.

Duke nisur nga dita e sotme, qytetarët mund të aplikojnë në platformën online e cila do qëndrojë  hapur deri në 30 qershor. Pagesa e shumave pritet të bëhet në 15 ditët e para të korrikut. Kompensimi do të nisë nga 18 euro deri në 600 euro. Konsumatorët, megjithatë, duhet të jenë shumë të kujdesshëm se cilat fatura mbulon subvencionimi i energjisë elektrike pasi konsumatorët duhet të shikojnë me kujdes faturën e tyre, pasi rëndësi ka data e lëshimit dhe jo periudha e konsumit.

/rtsh.al/