RTSH 24 Live

Kosova

Vëllai i reperit në Kosovë vret një 30-vjeçar, më pas i drejton armën policisë

28/05/2022

Vëllai i reperit në Kosovë vret një 30-vjeçar, më pas i drejton armën policisë
Autori Qëndrim Januzi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në Ferizaj të Kosovës ku është vrarë 30-vjeçarin Gazmend Hyseni. Autor i dyshuar është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit në Kosovë i njohur me emrin e artit ‘Buta’.

Vrasja është filmuar nga dëshmitarët, (videon mund ta shihni KETU),  ku duket autori, i cili pasi e ka qëlluar 30-vjeçarin, i rri mbi kokë duke e parë se si jep shpirt.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur dhe policia, ku autori i ka drejtuar pistoletë duke mos pranuar të dorëzohej, por një efektiv ka qëlluar duke e plagosur Qëndrim Januzin.

Ai është arrestuar dhe dërguar në spital për mjekim.

Nuk ka ende asnjë detaj se kush ka qene motivi i vrasjes, por policia vijon hetimet për këtë ngjarje të rëndë.

Viktima Gazmend Hyseni

/rtsh.al/