RTSH 24 Live

Ekonomi

Vazhdon puna për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug

03/05/2021

Vazhdon puna për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug

Vazhdon pa u ndalur puna për rindërtimin e spitaleve moderne nga veriu në jug. Kryeministri ndau një video me pamje nga kantieri i shëndetësisë ku po punohet çdo ditë për garantimin e një infrastrukture moderne dhe me standarde.
Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme në Tiranë, Materniteti i ri i Beratit, Spitali i Kukësit, ndërkohë që vijon puna në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” Tiranë. Janë disa kantieret në shëndetësi duke nisur nga Pediatria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, për të vijuar me Pediatrinë e Spitalit të Durrësit. Po ashtu, Ministria e Shëndetësisë ka investuar në rrjetin e materniteteve të reja në spitalet rajonale, si pjesë e korpusit spitalor, investime që nuk kryheshin prej dekadash në shërbimin shëndetësor. Të tilla janë Materniteti i ri i Kukësit, Materniteti i ri i Lezhës dhe Materniteti i ri i Beratit. Një tjetër investim madhor është edhe ndërtimi i Spitalit të ri të Sëmundjeve të Brendshme në QSUT.