RTSH 24 Live

Ekonomi

Vau i Dejës, investime në tokat bujqësore

23/11/2020

Vau i Dejës, investime në tokat bujqësore

Vijojnë investimet në infrastrukturën ujitëse të tokave bujqësore. Në Vaun e Deëjs po punohet për reahabilitimin e kanalit 13 në Shelqet, i cili vadit rreth 450 Ha tokë bujqësore dhe iu shërben mbi 800 fermerëve të kësaj zone. Investimi prej rreth 13.7 milionë lekësh i qeverisë shqiptare pritet të përfundojë vitin e ardhshëm. 

Aktualisht janë realizuar një pjesë e mirë e punimeve. I pranishëm gjatë këtyre investimeve ishte ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi. 
Ai tha se falë investimeve që ne janë bërë në këto vite sipërfaqja e ujitshme e tokës bujqësore është dyfishuar nga rreth 120 mijë Ha që ishte në vitin 2013 në 255 mijë Ha në vitin 2020. 
Dëshmi kjo e transformimit të madh që është bërë sektorit bujqësor, prandaj ka patur edhe  rritje të prodhimit dhe eksporteve. Këto të fundit nuk u ndalën as në këtë vit të vështirë për shkak të pandemisë