RTSH 24 Live

Aktualitet

Vau i Dejës/ Goditet grupi kriminal, arrestohen 3 persona, në kërkim 2 të tjerë

20/11/2023

Vau i Dejës/ Goditet grupi kriminal, arrestohen 3 persona, në kërkim 2 të tjerë

Policia e Shkodrës ka goditur një grup kriminal të dyshuar për disa raste në fushën e vjedhjes dhe shkatërrimit të pronës.

Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga 3 pjesëtarë të grupit kriminal, ndërsa ka shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Këta persona janë autorë të dyshuar të: djegie së 4 automjeteve, 4 vjedhjeve në banesa në Vaun e Dejës dhe 2 vjedhjeve në banesa në Shkodër.

“Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit R. G., 24 vjeç dhe G. D., 24 vjeç, të dy me detyrë ushtarë në Repartin e Këmbësorëve, banues në Vaun e Dejës, si dhe shtetasi F. J., 34 vjeç, banues në Shkodër. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. N., 24 vjeç dhe K. D., 24 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Nga hetimet rezultoi se këta shtetas, të organizuar si grup, dyshohet se kanë kryer këto ngjarje kriminale:

-më datë 18.11.2022, kanë djegur 3 automjete, në një servis automjetesh, ndërsa më datë 10.01.2023, kanë djegur 1 automjet, në fshatin Kaçë;

-gjatë periudhës shtator-nëntor 2023, kanë vjedhur shuma parash dhe sende personale, në 6 banesa, në Vaun e Dejës dhe në Shkodër”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/