RTSH 24 Live

Botë

Varrimi i Mbretëreshës bëhet më 19 shtator, shënon fundin e zisë kombëtare

10/09/2022

Varrimi i Mbretëreshës bëhet më 19 shtator, shënon fundin e zisë kombëtare

Funerali shtetëror i Mbretëreshës do të mbahet më 19 shtator në Ëestminster Abbe, kisha ku mbretërit dhe mbretëreshat e Britanisë kurorëzohen. Po në këtë kishë Mbretëresha Elisabeth II u martua me Princin Philip në 1947.

Krerë shtetesh nga e gjithë bota do të ftohen të bashkohen me anëtarët e familjes mbretërore për të kujtuar jetën dhe shërbimin e Mbretëreshës.

Princesha Anne do të shoqërojë trupin e nënës së saj Mbretëreshës Elisabeth II në Londër përpara funeralit. Mbretëresha vdiq në Kështjellën Balmoral në Skoci.

Dita e varrimit të Mbretëreshës do të jetë pushim, në nder të monarkut më jetëgjatë të Britanisë së Madhe. Kjo ditë do të shënojë edhe ditën e fundit të zisë kombëtare.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator dhe ishte monarkja më jetëgjatë, e cila drejtoi vendin për 70 vite. 

/rtsh.al/