RTSH 24 Live

Aktualitet

Varianti britanik i Coronës edhe më vdekjeprurës?

23/01/2021

Varianti britanik i Coronës edhe më vdekjeprurës?

Kryeministri britanik, Boris Johnson para gazetarëve në selinë qeveritare Downing Street në Londër, është shprehur, se ndërkohë ka "të dhëna” që varianti i ri i virusit Corona nuk është vetëm më infektues, por mund të lidhet edhe me një vdekshmëri më të lartë, shkruan DW. Mbingarkesa e madhe e spitaleve në një masë të madhe është e lidhur me variantin e ri të virusit, tha politikani konservator.

Këshilltari shkencor i qeverisë britanike, Patrick Vallance, deklaroi se mes meshkujve të moshës 60-69 vjeç deri më tani ka pasur 10 raste vdekjesh ndër 1000 persona. Me variantin e ri të virusit kjo shifër tani është 13-14 raste. Por kemi ende pak të dhëna të sigurta, për të bërë deklarata me saktësi, tha Vallance. Ekspertët, sipas tij, nuk mendojnë se humbet efekti i imunitetit përmes vaksinës tek variante i ri i virusit.

Për dy mutacione të reja, ato në Brazil dhe Afrikën e Jugut kjo nuk është e qartë. Sipas qeverisë në Britaninë e Madhe ndërkohë 5,4 milionë vetë e kanë marrë dozën e parë të virusit. Mutacioni B.1.1.7 u shfaq në fund të vitit në juglindje të Anglisë, Kent dhe që atëherë është përhapur me shpejtësi në Londër dhe pjesë të tjera të vendit. Britania e Madhe është prekur rëndë nga pandemia, me dhjetëra mijëra infeksione në ditë. Më shumë se 96.000 vetë kanë humbur jetën nga virusi. Prej javësh vendi është në lockdown.

Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ndërkohë varianti i ri i virusit i zbuluar në Britaninë e Madhe është përhapur në 60 vende, mes tyre edhe në Gjermani. Sipas ekspertëve ky vírus është 30-70% më infektues, se varianti i parë i Coronës. Varianti i ri është shkaku, pse Gjermania dhe vende të tjera kanë zgjeruar e zgjatur kufizimet e Coronës këto ditë.