RTSH 24 Live

Botë

Varianti afrikan përhapet me shpejtësi, Britania mbyll kufijtë, bien bursat aziatike

26/11/2021

Varianti afrikan përhapet me shpejtësi, Britania mbyll kufijtë, bien bursat aziatike

Në fillim, pak ditë më parë, lajmi i një varianti të ri në Botswana dhe në rajonet kufitare të Afrikës së Jugut, edhe pse me karakteristika të rrezikshme për shkak të mutacioneve të shumta, mbetej ende në dimensione të kufizuara.

Por pak ditë më vonë, lajmi për përhapjen e variantit B.1.1.529, që së shpejti do të ketë zyrtarisht një emër të zgjedhur nga germat e alfabetit grek, po merr dimensione ndërkombëtare duke shqetësuar të komunitetin ndërkombëtar, që po merr masat e para.    

Por pse ky alarmizëm në Azi? Sepse varianti i ri afrikan është pikasur tashmë edhe në Hong Kong, nga një pasagjer i një fluturimi nga Johannesburg i Afrikës së Jugut.

Varianti duket sikur ka në maksimum karakteristikat që variantet Alfa dhe Delta kishin vetëm pjesërisht, mutacione të shpeshta dhe të panjohura, por edhe agresivitet të madh, aq sa mendohet se në rajonin e Gauteng të Afrikës s Jugut, tashmë 90% i rasteve po del mekëte variant

Britania  e Madhe ka deklaruar mbylljen e kufijve ajrore nga ky vend por edhe nga Namibia Eswatini, Zimbabwe, Lesotho dhe Botswana, dhe më shumë mundësi i njëjti vendim do vijë edhe nga Bashkimi Europian.

Por nga erdhi ky variant plot “muskuj”, aq sa mund të vej në rrezik edhe mbrojtjen e vaksinave të deritanishme?

Sipas burimeve paraprake, mutacionet janë mbledhur në një person të vetëm, ndoshta i sëmurë nga HIV, që me muaj të tërë ka vuajtur me virusin, duke humbur jetën por edhe duke mundësuar përhapjen e variantit./A2