RTSH 24 Live

Rajon

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik

16/09/2022

Varhelyi: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, prioriteti më i rëndësishëm gjeostrategjik

Komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi është i mendimit se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të jetë një prioritet me rëndësi gjeostrategjike.

Në një postim në Twitter Varhelyi shkruan se mbështetja prej 30 miliardë eurosh do të shërbejë për të përshpejtuar procesin e integrimit si edhe për të transformuar rajonin, me qëllim ofrimin e një të ardhme më të mirë për rininë.

“Në këto kohë të trazuara integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE duhet të bëhet prioritet më i rëndësishëm gjeostrategjik. Mbështetja jonë prej 30 miliardë eurosh do të shërbejë për të transformuar rajonin, për të përshpejtuar procesin dhe për të ofruar një të ardhme tërheqëse për rininë në Rajon'’- shkruan Varhelyi.

/rtsh.al/