RTSH 24 Live

Sociale

Valbona probleme në infrastrukturë; furnizimin me energji, ujë e kanalizime

20/01/2021

Valbona probleme në infrastrukturë; furnizimin me energji, ujë e kanalizime
Valbona

Investitorët, kyesisht banorë të Valbonës tregojnë se për vitin 2020 kjo perlë e natyrës është vizituar vetëm nga vendasit dhe shumë pak te huaj.
Ndonëse natyra është treguar e pakursyer në Valbonë, kjo trevë po dëshmon se çfarë ndodh kur dhe investimet nuk ecin paralel me natyrën. Edhe fillimi I 2021-shit e gjeti Valbonën me mungesa të theksuara në infrastrukturë, si ujë, energji elektrike e kanalizime.
Sipas kreut të bashkisë është miratuar edhe fondi për sigurimin e ujit në banesa dhe sistemimin e ujërave të zeza, një tjetër pikë e dobët e infrastrukturës në Valbonë.
Parku Kombëtar i Valbonës, në rrethin e Tropojës, është një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme në vendin tonë.  Peisazhi malor, ujërat e Lumit të Valbonës dhe ekosistemi i parkut,  një sipërfaqe prej 8000 hektarësh  është vlerësuar si mrekullia e alpeve shqiptare.