RTSH 24 Live

Kuzhinë

Vaktet e shëndetshme që mund të bëni me avokado

11/01/2023

Vaktet e shëndetshme që mund të bëni me avokado

Ka mijëra mënyra për të ngrënë ushqim të shëndetshëm dhe të shijshëm në të njëjtën kohë. Frymëzohuni me këto imazhe të shijshme të pjatave me avokado.

Avokado e mbushur
Avokado e mbushur është një nga mënyrat më të mira për të shijuar këtë ushqim. Ju ndihmon në uljen e kolesterolit dhe është i mirë për hipertensionin. Mbushja është një sallatë greke e përbërë nga domate, djathë feta, qepë të kuqe dhe kokrra shege, shtoni disa pika limoni, pak kripë dhe rigon.

Tost i shëndetshëm
Tosti me avokado është një alternativë e mirë për mëngjes. Është i lehtë, por edhe i kënaqshëm në atë masë sa nuk do t'ju pëlqejë të hani më shumë mes vakteve. Merrni një fetë bukë gruri integral, thekeni pak dhe shtoni avokado të prerë me disa pika limoni për të mbajtur ngjyrën e gjelbër të freskët shtoni feta domatesh dhe fara per një burim proteinash natyrale.

Ngrënia e avokados për mëngjes
Mëngjesi është një nga vaktet më të rëndësishme të ditës dhe nëse kombinoni bukë të thekur me avokado dhe copa djathi, do të siguroni kalcium dhe do të shijoni një mëngjes që do t'ju mbushë me energji për të nisur ditën.

Avokado dhe fruta
Provoni kombinimin e avokados dhe frutave! Avokado e grirë, pak qepë dhe disa feta luleshtrydhe bëjnë një shije të mrekullueshme. 

Avokado me bishtajore
Bishtajoret janë një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese që nuk mund të mungojnë në dietës ushqimore. Kuinoa do t'ju sigurojë proteina dhe edamame (fasulet e sojës në bishtaja) kanë një përmbajtje të lartë fibrash. Për të përfunduar pjatën do t'ju duhet vetëm të shtoni pak panxhar dhe avokado.

Smoothie me avokado
Smoothie me avokado do të shërbejë si zemër midis vakteve. Është shumë i shëndetshëm dhe me 4 ose 5 përbërës do të jetë shumë i shijshëm. Përbërësit janë: avokado, banane, hurma për të ëmbëlsuar dhe lëng perimesh.  

Avokado me patate
Një tjetër recetë e shëndetshme është avokado me patate. Kjo e fundit do t'ju sigurojë një sasi të madhe kaliumi dhe uji. Mjafton t'i gatuani me pak kripë dhe më pas të përzieni kubikët e patateve të gatuara me avokadon. Rrepat dhe selinoja i japin sallatës një aromë te shijshme.