RTSH 24 Live

Art

Vaksinohet Meksi, falenderon dashamirësit, por edhe autoritetet

02/03/2021

Vaksinohet Meksi, falenderon dashamirësit, por edhe autoritetet

Shkrimtarja e njohur Mira Meksi, në emër të së cilës pak ditë më parë dashamirësit e saj u bënë thirrje autoriteteve për ta vaksinuar jashtë radhe, tashmë është vaksinuar. Lajmin e bën të ditur vetë shkrimtarja nëpërmjet një postimi në Facebook. Një falenderim të posaçëm ajo i ka drejtuar kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu. “Miqte e mi, dashamires, jeni aq shume sa nuk jua permend dot emrin. Por zemra ime ju njeh te gjitheve. Me keni prekur shpirtin me solidaritetin tuaj, me keni dhene force dhe energji per ta perballuar semundjen. Ju jam perjetesisht mirenjohes. Ju uroj se pari shendet dhe force njerezore ne keto kohera te zeza! 
Ka drite ne fund te tunelit! Falenderoj nga zemra Kryeministrin Rama dhe Ministren Manasterliu qe me mundesuan vijimin e trajtimit te metejshem te semundjes! Zoti me ne te gjithe!”– shkruan shkrimtarja e njohur Mira Meksi.
Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur po vuan prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë. Ajo i është nënshtruar një operacioni dhe i duhet të dalë jashtë vendit për kurim, terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar. Por për të shkuar jashtë vendit, ajo duhet të vaksinohej kundër COVID-19.