RTSH 24 Live

Coronavirus

Vaksinimi në Lushnje, qytetarët shfaqin interes të lartë

04/05/2021

Vaksinimi në Lushnje, qytetarët shfaqin interes të lartë

Rradhë të gjata pritjeje kanë krijuar qytetarët në Lushnje për tu vaksinuar. Kjo është faza e dytë e vaksinimit dhe për shkak të numrit të lartë, disa prej tyre kanë 3 ditë që presin rradhën. 
Deri tani janë vaksinuar 24, 302 persona të grup moshave mbi 60 vjeç, dhe kanë ardhur rreth 22 mijë doza Sinovak. Kryevaksinatorja Mimoza Kote, shprehet se asnjë rast i rëndë nuk është shfaqur në personat që bënë dozën e parë. 
Rastet pozitiv aktiv në Lushnje janë ulur. Deri tani 25 qytetarë janë me koronavirus, ndërsa prej 3 ditesh nuk ka asnjë rast të infektuarish.