RTSH 24 Live

Kosova

Vaksinimi në kompanitë e mëdha, nuk tërhiqet Shtëpia e Bardhë

19/11/2021

Vaksinimi në kompanitë e mëdha, nuk tërhiqet Shtëpia e Bardhë

Shtëpia e Bardhë nuk bën asnjë hap pas në lidhje me vaksinimin e punonjësve në kompanitë e mëdha.

Ndonëse disa gjykata në SHBA kanë vendosur të bllokojnë përkohësisht urdhrin e Biden për vaksinimin e detyruar në kompanitë me mbi 100 punonjës, presidenti amerikan duket se nuk ka ndërmend të tërhiqet:

“Mesazhi ynë për kompanitë është që të vijojnë me masat për të bërë vendet e punës më të sigurta dhe të mbrojnë punonjësit e tyre”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Aktualisht 5 shtete të drejtuara nga republikanët, Texas, Louisiana, Mississippi, South Carolina dhe Utah, si dhe kompani të ndryshme apo grupe fetare kanë bërë padi ndaj këtij urdhri të presidentit.

Ata e akuzojnë presidentin për tejkalim të kompetencave, pasi urdhra të tillë mund të ndërmerren nga shtetet dhe jo nga autoritetet federale.